Skip to content

Video-Balla takim me banorët e Lushnjes, qytetarja: Jam e djathtë, por ty të duam shumë

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit Taulant Balla po zhvillon takime me banorët e qytetit të Lushnjes, në kuadër të zgjedhjeve të pjesshme vendore të 6 marsit

 

Balla i shoqëruar nga kandidatja e PS për Bashkinë e Lushnjes Eriselda Sefa kane zhvilluar nje takim me banorët e lagjes “Skënder Lobohova”,

 

Balla u takua me një simpatizante të Partisë Demokratike e cila tha se edhe pse ishte e djathtë e do shumë Ballën.

 

“Unë jam e djathtë, por ty të dua shumë. Ti dukesh se ke dhe shallin. Por unë të dua shumë ty për një arsye tjetër, por nuk ta them”, shprehet qytetarja.