Në orët e para të 24 shkurtit, forcat ruse nisën bombardimet në Ukrainë, duke shënuar kështu një ndër ditët më të errëta në mbarë Europën, që prej kohës së Luftës së Dytë Botërore.
AFP i ka kushtuar një kronikë shpjeguese, ashtu si shumë media të tjera të mëdha të huaja, sulmeve të Rusisë në Ukrainë.
Ukraina është goditur nga të paktën tre fronte, në lindje, veri e jug të saj, ndërsa në shumë qytete, janë shenjtëstruar godina ushtarake, të inteligjencës por edhe portet, aeroportet e vende tjera strategjike. Nuk kanë munguar goditje që kanë marrë jetët e civilëve edhe pse deri më tani nuk ka shifra të sakta mbi numrin e viktimave (ushtarakë e civilë),
AFP shpjegon se në agim, forcat ruse hynë në Kharkiv, Luhanska e Chernihiv (lindje), në qytetin e Mariupol, Odesa (jug, përmes detit).

Në sulmin e ardhur nga veriu, mediat e huaja, duke iu referuar autoriteteve ukrainase, flasin edhe për ardhjen e forcave ruse duke përdorur tokën bjelloruse, e cila ndan një pjesë të madhe të kufirit të saj jugor me Ukrainën. Hyrja përmes Bjellorusisë është bërë në Senkivka.

E ashtu siç shpjegon AFP, dhjetëra mijëra forca ruse ndodhen në Bjellorusi, pavarësisht përpjekjeve të liderit bjellorus, se këta të fundit nuk kanë marrë pjesë vetë në sulmin ndaj Ukrainës.
Pavarësisht kësaj, liderët e BE-së po diskutojnë për sanksione të forta edhe për këtë shtet të varur nga influenca ruse.


1.Invasion from Belarus at Senkivka
2. Two columns advance on Chernihiv
3. Russian forces seen in the Chernobyl area
4. Helicopters attack Hostomel military airbase
5. Russian tanks destroyed near Kharkiv
6. Fighting reported around Shchastya
7. Military vehicles cross from Russian-annexed Crimea
8. Invasion from Crimea reaches the Dnieper River
9. Ukrainian naval base at Ochakiv attacked
10. Reports of an amphibious landing in Odesa denied
Post Views:
142
