Skip to content

Balla dhe kandidatja e PS inspektojnë rikonstruksionin e rrugës në Lushnjë: Na votëbesoni në 6 mars për më shumë investime

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit Taulant Balla së bashku me kryetaren e Bashkisë Lushnje Eriselda Sefa zhvilluan një takim me banorët e lagjes “18 Tetori”.

Gjithashtu gjatë inspektimit Balla pa nga afër dhe punimet që po kryhen për rikonstruksionin e rrugës “Sabri Kosturi”, një rrugë tepër e rëndësishme jo vetëm për banorët e kësaj lagjie, por për të gjithë banorët e Lushnjes, pasi ajo është një pikë lidhëse me rrugën kryesore të qytetit.

Në të gjitha takimet me banorët e zonës Balla pati diskutime përsa i përket infrastrukturës rrugore dhe hapësirave të tjera publike të cilat kërkojnë ndërhyrje dhe vëmendje më të madhe.

Balla u shpreh se të gjitha këto do të arrihen falë votëbesimit që banorët e kësaj lagjeje do të tregojnë më 6 mars për kanditaten Eriselda Sefa.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb