Skip to content

Raportohet për qindra të vrarë, Lavrov: Nuk duam të pushtojmë Ukrainën, duam të çlirojmë njerëzit nga shtypja

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në një konferencë për media, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Në të njëjtën linjë me Vladimir Putin, ai tha se Moska nuk dëshiron të pushtojë Ukrainën – por  ta “çmilitarizojë” atë.

I pyetur nëse ishte dëshira e Rusisë për të rrëzuar një vend demokratik, Lavrov nënkupton se vendi nuk mund të quhet demokratik.

Më pas ai bëri pretendime për trajtimin e Ukrainës ndaj njerëzve që flasin rusisht në vend.

Deklaratat e tij u bënë pas një takimi që pati me politikanë të rajoneve separatiste në lidhje të Ukrainës.

“Putin mori vendimin për të kryer një operacion të posaçëm ushtarak për të çmilitarizuar Ukrainën, për të çliruar qytetarët nga shtypja, në mënyrë që ukrainasit të mund të përcaktonin lirisht të ardhmen e tyre”, tha Lavrov.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb