Skip to content

Rusia gati të diskutojë për “statusin neutral” e “demilitarizimin” e Ukrainës: Takimi në Bjellorusi

Zëdhënësi i Kremlinit Peskov deklaron se Rusia është e gatshme për të biseduar me Ukrainën, ashtu siç raporton agjencia ruse e lajmeve RIA Novosti.(Lajmi është përcjellë dhe nga BBC e media tjera perëndimore)

Veçse Kremlini kërkon që bisedimet të zhvillohen në Minsk, në kryeqytetin e Bjellorusisë, një shtet që reshtohet kah Rusisë.

Peskov tha se Ukraina do të duhet të deklarohet për statusin e saj neutral (për të mos hyrë në NATO) si dhe për “demilitarizimin” e saj.

Kujtojmë se këtë të premte, Presidenti Ukrainas iu drejtua drejtpërdrejt Putin, me kërkesën për t’u ulur në bisedime dhe për të ndaluar gjakderdhjen.

Por pse Rusia kërkon takim në Minsk?

Kryeqyteti bjellorus është domethënëse pasi atje u arrit marrëveshja mes palëve në vitin 2014 pas luftës (aneksimi rus i Krimesë)

Më parë , Ministri i Jashtëm rus Lavrov u shpreh se nuk do të ketë bisedime derisa ushtrua ukrainase të ulë armët e saj.

Ndërkohë në terren, forcat ruse janë tashmë pranë Kievit, ndërsa ushtria ukrainase ka marrë pozicione mbrojtëse për të mbajtur larg kryeqytetit trupat ruse. Së fundmi një prej aeroporteve më të rëndësishme pranë kryeqytetit, ra në duart e rusëve.



Post Views:
14