Skip to content

Vrasja e Alikajt në Vlorë, detaje të reja: Ish-ushtaraku lëvizte me shuma të mëdha parash, u ekzekutua për prishje të pazareve të drogës

Ditën e sotme, policia ka arrestuar autorin e vrasjes së ndodhur në 19 shkurt në lagjen “24 Maji” të Vlorës ku mbeti viktimë ish ushtaraku 46 vjeçar Altin Alikaj.

Si fajtor për vrasjen e Alikajt është vënë në pranga shtetasi 23 vjeçar Shazi Ahmetaj dhe në përkrahje të tij edhe shtetasi Mateo Kiptiu.

Pista kryesore që ka çuar në kryerjen e krimit të rëndë mendohet te jetë prishja e pazareve të drogeës por pritet të konfirmohet. Gjithashtu nuk përjashtohet as pista e patjes së një borxhi si rjedhojë e lëndeve narkotike. Altin Alikaj kohët e fundit ishte parë të kishte një shumë të konsiderueshme lekësh nëpër duar çka nuk ishte e zakonshme për te Mendohet të ketë patur një sasi lënde narkotike që e ka shitur dhe me pas nuk ka kthyer pas borxhin tek Shazi Ahmetaj dhe ky i fundit është hakmarrë duke e vrarë.

Vrau ushtarakun Altin Alikaj, arrestohet 23 vjeçari në Vlorë, në pranga edhe bashkëpunëtori i tij (EMRAT)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb