Tiranë
Vihen në pranga 9 shtetas, për vepra të ndryshme penale, 3 prej tyre të shpallur në kërkim.
Shërbimet e Seksionit të Forcës së Posaçme “Shqiponja” bënë kapjen e shtetasit në kërkim Adrian Tola, 40 vjeç, pasi Gjykata Apelit e Tiranë e ka dënuar me 5 vjet burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. Sh., 34 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.
Specialistët e Seksionit të Kërkimit bënë kapjen e shtetasit në kërkim L. Ç., 57 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhja”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim A. K., pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale “Ndërtim i pa ligjshëm”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V. B., 36 vjeç, pasi ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur, 13-vjeçare.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– K. K., 24 vjeçe, E. L., 43 vjeç, D. K., 24 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur;
– R. R., 20 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin e tij, ka aksidentuar dhe është larguar nga vendi i aksidentit, shtetasen D. E., 43 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
…
/faxweb