Skip to content

Pushtimi rus, Ukraina thotë se janë vrarë 198 persona, mes tyre 3 fëmijë

640 0 lcimg f63bc508 242a 4735 bf8e 8e978467d71d 1645867263

Rreth 198 ukrainas mes tyre dhe 3 fëmijë janë vrarë si pasojë e pushtimit rus, që prej tre ditësh ka sulmuar Ukrainën.

Lajmin e ka bërë me dije Ministri i Shëndetësisë në Ukrainë Viktor Lyashko.
Ai tha se 1,115 njerëz u plagosën, duke përfshirë 33 fëmijë.
Më herët, kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, tha se 35 persona, përfshirë dy fëmijë, u plagosën pasi një raketë goditi një pallat.
Ai shtoi se aktualisht nuk ka prani të madhe ushtarake ruse në Kiev.