Skip to content

Policia e Vlorës arreston 2 shtetas, shpall në kërkim një tjetër, ja për çfarë akuzohen… (Njoftimi)

Policia e Vlorës ka arrestuar dy shtetas, proceduar penalisht 3 të tjerë dhe një është shpallur në kërkim për vepra të ndeshme penale.

Në prangat e policisë ka rënë 35-vjeçari me iniciale R.M, i cili akuzohet se ka përdorur dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Gjithashtu policia ka arrestuar edhe një 23-vjeçar me iniciale F.K (banues në Vlorë) i cili u kap duke drejtuar automjetin pa patentë.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë u shpall në kërkim për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, shtetasi A. B. 51 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka goditur me sende të forta shtetasin B. H. 26 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë proceduan penalisht për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm” shtetasit E. L., 33 vjeç, banues në fshatin Borsh, Himarë, dhe N. V., 58 vjeç, banues në Himarë, pasi janë konstatuar në pronat e tyre, duke kryer ndërtime, pa lejen e organeve kompetente.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë proceduan penalisht për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, shtetasin A. V., 49 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka bërë kallëzim shtetasi N. V., 36 vjeç, banues në lagjen nr.3, Sarandë, se 49-vjeçari, e ka qëlluar me grusht në fytyrë”, thuhet në njoftimin e policisë Vlorë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/faxweb