Skip to content

Akte të bukura në kohë të vështira…i riu me tabelë në dorë për të ndihmuar refugjatët ukrainas

Screenshot 45 5

Grupi i xhirimit të BBC-së ka udhëtuar drejt kufirit mes Ukrainës e Polonisë (Medika), atje ku grumbujt e njerëzve që i largohen luftës, vijojnë.

Gazetari i BBC-së takohet me disa të rinj që vinin nga Jemeni, por që studimet i bënin në Ukrainë. Ata treguan se kanë ecur të paktën 40 kilometra në këmbë. Të ulur në një cep të rrugës e të lodhur tej mase, të rinjtë tregojnë për çfarë panë.

Screenshot 46 2

“Situata në Ukrainë është e rëndë, nuk po tregohet mëshirë për askënd… gra e fëmijë janë mbështjellë në atë luftë kaotike’-tregoi Ahmed Omar.

Miku i tij, Muhamed, tregoi se “populli ukrainas është shumë dashamirës, por si përherë, forca brutale fiton”

Më tutje gazetari i BBC-së shikon një të ri që mban një pankartë në dorë. Pavel quhet dhe është polak.

Screenshot 45 4

Ai ka ardhur në kufi me makinë dhe dëshiron të ndihmojë me aq sa ka mundësi. Ai tregon se merr sa të mundet refugjatë dhe bën rolin e taksistit për ata që duan të largohen. Udhëtimet që Paveli bën për refugjatët janë falas.

Shumë njerëz kërkojnë ndihmë i tregon i riu gazetarit.

E në fakt sipas parashikimeve të bëra nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, një numër prej mëse 1 milionë refugjatësh do të mbërrijnë në Poloni.