Ministria e Shëndetësisë ka publikuar shifrat e rasteve të reja dhe vdekjeve nga Covid në vendin tonë.
Sipas Ministrisë, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1875 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 111 qytetare.
Ndërkohë dy persona kanë humbur betejen me Covid.
“Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1875 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 111 qytetarë, në këto bashki:50 qytetarë në Tiranë, 7 në Sarandë, 6 në Fier, 5 në Gjirokastër, nga 4 qytetarë në Gramsh, Delvinë, Vlorë, nga 3 qytetarë në Mirditë, Durrës, Berat, Prrenjas, nga 2 qytetarë në Elbasan, Rrogozhinë, Kukës, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Has, Lezhë, Lushnje, Mallakastër, Përmet, Tepelenë, Memaliaj, Korçë, Pogradec, Kolonjë, Skrapar, Poliçan.Janë 2896 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 64 pacientë, nga të cilët 9 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka dy humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: dy qytetarë nga Tirana të moshave 80-89 vjeç.Janë shëruar 372 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 265,067 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (26 Shkurt 2022)Raste të reja ditore 111Të shëruar në 24 orë 372Të shtruar në spitale 64Humbje jete në 24 orë 2Testime ditore 1875
Testime totale 1,740,804Raste pozitive 271,425Raste të shëruara 265,067Raste Aktive 2896Humbje jete 3,462
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 873Fier 396Elbasan 333Lezhë 239Vlorë 227Berat 211Kukës 142Durrës 142Gjirokastër 142Shkodër 115Korçë 61
Dibër 15″
