Skip to content

Humb kontrollin dhe del nga rruga, ambulanca përmbyset pranë një karburanti në Korçë, shoferi dërgohet në spital (Pamje nga vendi i ngjarjes)

Një ambulance është përmbysur pranë një karburanti në qytetin e Korçës.

Fillimisht drejtuesi i auto-ambulancës është përplasur me një nga pemët dekorative e më pas mjeti është përmbysur.

Shoferi ka marrë disa lëndime, ndërkohë që nuk paraqiten probleme për jetën. Ende nuk dihet në rast se ka patur pacientë brenda ambulancës, ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave. Burimet bëjnë me dije se shoferit të ambulancës do t’i bëhet testi i alkoolit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb