Sot është dita e katërt e agresionit rus kundër Ukrainës. Dita e djeshme u karakterizua nga luftime të ashpra në të gjitha frontet, veçanërisht në Kiev dhe Kharkov.
Sot në mëngjes, beteja të ashpra po zhvillohen në disa qytete të Ukrainës, më të ashprat po në Kiev dhe Kharkov. Forcat ruse hynë në Kharkiv dhe aktualisht po zhvillohen përleshje në rrugë.
Edhe pse Rusia pretendon se nuk ka në shënjestër objekte civile, pamjet nga terreni flasin të kundërtën dhe sipas informacioneve të fundit, raketat kanë rënë edhe mbi spitalin e fëmijëve në Kiev.
Në rrjetet sociale po përhapen edhe pamjet e ukrainasve duke u përpjekur të ndalojnë automjetet e blinduara ruse të hyjnë në kryeqytet me kokteje molotov.
Inteligjenca ukrainase pretendon se po përgatitet një sulm rus ndaj presidentit. Rezervistët, ish-forca speciale, u është caktuar një detyrë e veçantë – të mbrojnë presidentin me çdo kusht.
“Presidenti është shumë i mirë dhe ai është një lider i vërtetë. Ushtria e vlerëson dhe e respekton. Është e qartë për të gjithë ne se cilat janë planet e Putinit, por ato nuk do të realizohen”, tha Mustapha Basseej, një anëtar i rezervistëve ukrainas.
Sipas Kombeve të Bashkuara, ka pasur të paktën 240 viktima civile në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus të enjten.
OKB-ja beson se “numrat realë janë shumë më të lartë”, pasi shumë raporte për viktima ende nuk janë konfirmuar.
Më shumë se 160,000 njerëz janë zhvendosur brenda vendit, dhe më shumë se 116,000 janë detyruar të ikin në vendet fqinje.
