Skip to content

Rama publikon foton nga protesta kundër sulmit rus: Nëse Rusia ndalon s’ka më luftë, nëse Ukraina s’lufton s’ka më Ukrainë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto nga protesta kundër pushtimit rus në Ukrainë.

Ndërsa ka publikuar foto, Rama shkruan në Facebook: “Nëse Rusia ndalon s’ka më luftë, nëse Ukraina s’lufton s’ka më Ukrainë”

Sakaq, ditën e djeshme Rama siguroi se vendi ynë është i gatshëm të presë qytetarët ukrainas që kërkojnë të largohen nga vendi i tyre pas sulmit nga Rusia.