Skip to content

Ukrainasit ofrojnë pamjet: ç’u bëri droni turk Bayraktar agresorëve rusë

Ushtria e Ukrainës ka publikuar videon e parë të një sulmi me dronë Bayraktar TB2 të prodhimit turk.

Esheloni hekurudhor rus me karburant dhe lubrifikantë u shkatërrua nga ushtria ukrainase me ndihmën e Bayraktar TB2.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Ukrainës, Anton Gerashchenko konfirmoi se ekuipazhi i dronit Bayraktar TB2 bëri një punë të shkëlqyer. “Përbërja e plotë hekurudhore me karburant dhe lubrifikantë u shkatërrua”.

Ambasada e Ukrainës në Ankara njoftoi në llogarinë e saj në Tëitter se dronët TB2 kishin shkatërruar një kolonë ruse që po përpiqej të hynte në qytetin jugor të Ukrainës, Kherson, në dy ditët e fundit. //