Skip to content

Zbulohet milicia me 400 mercenarë që ndodhen në Ukrainë për të eleminuar Zelenskyn dhe vëllezërit Klitschko, drejtohen nga ‘kuzhinieri i Putin’, prej 5 javësh…

Më shumë se 400 mercenarë rusë janë dërguar nga Afrika për të vrarë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, u zbulua mbrëmjen e djeshme.

Një milici private e njohur si Grupi Wagner dyshohet se ka urdhra nga Vladimir Putin për të hequr qafe Zelensky – dhe 23 figura të tjera qeveritare – për të lejuar Moskën të marrë përsipër fqinjin e saj në Evropën Lindore.

Sipas Times, ushtria me mercenarë drejtohej nga oligarku Yevgeny Prigozhin – një aleat i ngushtë i presidentit rus, i cili shpesh quhet “kuzhinieri i Putinit”. Ata kanë udhëtuar rreth 5 javë më parë në Ukrainë dhe i është ofruar një shumë e madhe parash, për të realizuar misionin.

Operativët shumë të trajnuar thuhet se presin dritën jeshile nga Kremlini, për të eleminuar listën me zyrtarë, përfshin gjithashtu kryeministrin e Ukrainës, të gjithë kabinetin, kryetarin e bashkisë së Kievit Vitali Klitschko dhe vëllain e tij Wladimir – të dy kampionë boksi që janë bërë figura ikonike në vijën e parë të kryeqytetit.

Megjithatë, planet u prishën pasi arritën në nivelet e larta të qeverisë ukrainase të shtunën në mëngjes.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb