Artur Meçollari zv.komandant i Forcave Detare ka qenë sot i ftuar në Faxnews për të folur në lidhje me pushtimin e Ukrainës nga Rusia dhe për takimin që u mbajt sot mes dy palëve në Bjellorusi.
Meçollari tha se në këto kushte ishte e pamundur që palët të arrinin në një konsensus dhe ishte diçka që pritej.
Ai shtoi se Rusia nuk e ka fuqinë për të pushtuar Ukrainën teksa shtoi se nuk kishte një vlerësim të kundërshtarit.
Ai shtoi se kjo situatë po prek të gjithë botën.
Meçollari: Jemi në kushtet që palët nuk mund të bien dakort, edhe për të fituar kohë. Është e pamundur për negociata, për arritjen e konsesusit. Por kanë vlerën e tyre. E vërteta është se shumë nuk e prisnin sulmin e armatosur sepse Putin është i paparashikueshëm. Ka pasur informacione nga pala amerikane. Sot Putin është i paparashikueshëm ai është në kushtet e një mungesë koherence ne lidhje me strategjitë, është irracional në mënyrën si po vepron. Veprimi i Rusisë është në shkelje, një agresion i hapur. Putin është në një situatë të vështirë.
Ju cfarë mendoni për agresionin?
Meçollari: Nga pikëpamja ushtarake strategjia e Rusisë ka qene e qartë. Janë 200 mijë forca në Ukrainë. Fuqia e cila ka sot Rusia është e pamjaftueshme për pushtimin e Ukrainës. Do deri në 400 mijë forca. Thyerja e vullnetit nuk është një element kaq i thjeshtë. Strategjia e Rusisë ishte të bëntë një sulm të thjeshtë, të kapte Kievin dhe të krijonte qeverinë. Sot Rusia ka pushtuar jo më shumë se 15 përqind të Ukrainës. Rusët hyjnë në luftë urbane për të cilën nuk ishin përgatitur. Kjo luftë nxori një element tjetër, gjendja e dobët morale e ushtatëve rus. Gabimi i Rusisë se nuk bëri një vlerësim të ushtarëve. Rusia nuk jep të dhëna qoftë edhe për të përgenjeshtruar në lidhje me humbjet në terren. Të gjitha informacionet tregojnë se gjendja e ushtrise ruse është për të ardhur keq. Ushtira ruse nuk ka legjitimitet. Korrupsioni në forcat e armatosura.
Me trupa nuk pushtohet, po me armatime pushtohet Ukraina?
Meçollari: Lufta tregon se armatimi nuk është vendimtar. Morali i forcave dominon luftimet në terren. Si Rusia dhr Ukraina kanë disa karakteristika. Ushtria ukrainase ka një moral të lartë ndërsa teknologjikisht ajo ruse është më mirë. Zelensky ka treguar një lidership frymëzues.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
