Skip to content

18 vjeçari me “Benz” përplas për vdekje 56 vjeçarin me motor dhe largohet nga vendngjarja në Divjakë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Divjakë, ku një 18 vjeçar me inicialet E.C duke drejtuar një autojet tip “Benz’, ka përplasur për vdekje 56 vjeçarin, A.G i cili po udhëtonte me motomjet.

Pas aksidentit të rëndë, 18 vjeçari ka ikur nga vendngjarja por forcat e policisë e kanë gjetur dhe e kanë shoqëruar në komisariat ku do kryhen procedurat e mëtejshme.

Njoftimi i Plotë:

Divjakë
Informacion paraprak

Sot rreth orës 19:20, në fshatin Shën e Premte, Divjakë, shtetasi E. C., 18 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka aksidentuar shtetasin A. G., 56 vjeç, i cili po udhëtonte me një motomjet, dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit tip “Benz” pas aksidentit është larguar nga vendngjarja por shërbimet e Policisë bënë identifikimin dhe kapjen e tij.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb