Skip to content

Pjesë e një bande “famëkeqe”/ Arrestohet shqiptari në Itali, u arratis nga burgu natën e ndërrimit të viteve

27-vjeçari shqiptar Kristjan Mehilli, që ishte arratisur nga burgu i Vercllit në Itali rreth dy muaj më parë, ka rënë sërish në duart e autoriteteve dhe është rikthyer në burg.

Arratisja e të riut ndodhi në natën e ndërrimit të viteve.

I riu ishte arrestuar në vitin 2019, pasi akuzohet për një seri grabitjesh vilash, si anëtar i bandës “Ice Eyeës”.
Mëhilli u arratis nga burgu pas një plani të ishte menduar më herët së bashku me një tjetër shqiptar, i cili nuk arriti dot që të largohej.

Ata kanë sharruar hekurat e dritares së qelisë, më pas me çarçafë të lidhura litar, të dy kanë mundur të zbresin nga kati i katërt i qelisë në murin e brendshëm të burgut.

Të ndihmuar nga persona të jashtëm, të cilët u kanë hedhur litar brenda murit rrethues të burgut, Mëhilli ka arritur të largohet ndërsa tjetri është rrëzuar e ka thyer krahun. Ky i fundit është kapur nga rojet e burgut.

Cila është banda ku bënte pjesë 27vjeçari?

Banda famëkeqe me 4 anëtarë kryente grabitje në vila në zonat Alessandria, Casalese dhe Vercelli. Të armatosur dhe të dhunshëm, kështu ishin identifikuar fillimisht të katërt anëtarët e bandës.

Me Mëhillin, që banonte në Tortona, u arrestuan edhe Çesk Thani, Augustin Pjetergjokaj dhe Kristjan Keci. Banda goditi jo vetëm në zonën tonë, por edhe në Bresciano dhe në provincën e Bergamos. Në një rast pronari i vilës u detyrua të binte në gjunjë dhe u rrah për vdekje për të treguar kombinimin e kasafortës.

Kur Mëhilli dhe bashkëpunëtorët e tij u arrestuan, karabinierët gjetën armë, plumba, mjete vjedhjeje. Akuzat ndaj tyre ishin për bashkim kriminal me qëllim kryerjen e grabitjeve të banesave dhe armëmbajtje pa leje dhe sende të afta për ofendim dhe vjedhje, marrja e sendeve të vjedhura, lëndime të rënda personale.

/faxweb