Skip to content

6 marsi/ Nishani:T’i dënojmë me votë hajninë qeveritare dhe maskën e hajnisë

Ish presidenti Bujar Nishani e cilëson 6 marsin si një përballje me qeverinë që sipas tij vjedh ccdo ditë shqiptarët.

 

Gjithashtu Nishani shkruan se 6 marsi do të jetë përballje edhe me “kukullën karrigethyer e të korruptuar”.

 

“Më 6 mars përballje me një regjim qeverisës që vjedh, vjedh dhe vetëm vjedh çdo ditë shqiptarët, qofshin ata demokratë, socialistë, me parti apo pa parti. Më 6 mars përballje edhe me kukullën karrigethyer e të korruptuar të këtij rregjimi dhe një grusht marionetash të pa turp e pa moral të kthyera në fasadën e shëmtuar të hajnisë qeveritare.Të dyja modelet, hajninë qeveritare dhe maskën e hajnisë ti dënojmë me votën e njerëzve të lire”, shkruan Nishani.