Skip to content

Pak ditë para zgjedhjeve/ Meta: I rëndësishëm monitorimi i afërt të këtij procesi

Vetëm pak ditë para zgjedheve të 6 marsit, presidenti Ilir Meta ka theksuar rëndësinë e e monitorimit të afërt të këtij procesi.

 

Sipas Metës, kjo do t’i shërbejë vlerësimit skrupuloz mbi rregullsinë e procesit zgjedhor.

 

“Sot, në ditën e fundit të paraqitjes së kërkesave pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për akreditim vëzhguesish nga subjektet pjesëmarrëse në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit 2022, theksoj rëndësinë e monitorimit të afërt të këtij procesi. Kjo do t’i shërbejë vlerësimit skrupuloz mbi rregullsinë e procesit zgjedhor, sipas standardeve të kërkuara, si dhe legjitimitetit të rezultatit të tyre”, shkruan Meta.