Skip to content

Stoltenberg: NATO nuk do të dërgojë ushtarë ose avionë luftarakë në Ukrainë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se nuk do të jenë pjesë e konfliktit në Ukrainë, e cila sulmohet nga Rusia, nuk do të dërgojnë trupa dhe se nuk do të fluturojnë me avionë të NATO-s në hapësirën ajrore të Ukrainës.

Stoltenberg vizitoi bazën ajrore Lask në Poloni, ku janë stacionuar edhe avionët luftarakë amerikanë F-15 dhe mbajti një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin polak, Andrzej Duda.

Duke kujtuar se aktivizuan për herë të parë Forcën e Reagimit të NATO-s, Stoltenberg tha se ushtarët francezë erdhën sot në Rumani në këtë drejtim.

Stoltenberg deklaroi se janë në solidaritet me Ukrainën dhe se do të mbajnë përgjegjës jo vetëm Rusinë, por edhe Bjellorusinë për sulmin e Rusisë ndaj këtij vendi.

I pyetur nëse avionët që Ukraina i kërkoi NATO-s u dërguan dhe nëse bazat e NATO-s do të hapeshin në Ukrainë, Stoltenberg u përgjigj:

“Aleatët e NATO-s ofrojnë mbështetje të ndryshme ushtarake. Këto përfshijnë armë anti-tank, sisteme të mbrojtjes ajrore dhe pajisje të tjera ushtarake, si dhe mbështetje humanitare dhe financiare. Por NATO nuk do të jetë pjesë e konfliktit. NATO nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë apo të fluturojë me aeroplanë në hapësirën ajrore të Ukrainës”.

Presidenti polak, Duda, deklaroi se vendi i tij nuk dërgojë avionë luftarakë në Ukrainë, sipas tij “sepse një gjë e tillë nënkupton ndërhyrje ushtarake në konfliktin në Ukrainë”.

“Ne nuk marrim pjesë në këtë konflikt. NATO nuk është pjesë e këtij konflikti. Ne ofrojmë ndihmë humanitare për Ukrainën, por ne nuk dërgojmë avionë luftarakë në hapësirën ajrore të Ukrainës”, tha ai.