
Pronarët e një trualli në rrugën “Stavri Themeli” në Tiranë janë konfliktuar dhe më pas janë shoqëruar në komisariatin e policisë.
Banorja e zonës thotë se Gjykata i ka dhënë të drejtën për pronën e saj kurse hipoteka nuk i ka dhënë certifikatën. Gjatë prononcimit për mikrofonin e “Fax News”, pronarja e tokës thotë se pronën e saj po ia rrëmbejnë për të ndërtuar një pallat.
“Ne kemi 250 metra katror, e kemi marrë me vendim Gjykata dhe me vendim gjyqi të formës së prerë ne kemi kërkuar certifikatën në hipotekë dhe nuk na i kanë dhënë. Japin justifikimet e tyre , ata kanë urdhra nga lart , sic janë punonjësit në administratën e vendit tonë. Sot policit në mëngjes erdhën dhe shoqëruan 3 persona.
Certifikata është e domosdoshme por hipoteka nuk e lëshon, ndërtuesi ka arritur ujdinë për të ndërtuar dhe për të rrethuar tokën tonë. Këta i bëjnë në mënyrë të pabesë, kur kërkon pronën tënde këta hedhin topin nga njëri në tjetri. Unë kam të drejtën time kam një vendim të gjykatës dhge nuk më japin certifikatën. Policët i rrahën i gjakosën, i morën në rajon. Ne do të këmbëngulim në drejtësinë tonë”, tha pronarja e tokës.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
