Skip to content

Media në Ukrainë përcjell pamje trishtuese, raketat ruse po godasin në zona të banuara

Televizioni ukrainas ‘Nexta tv’ ka sjellë disa pamje nga sulmet e fundit që po kryhen nga ushtria ruse, kësaj here në rrethinat e Kievit.

Një video tregon goditjen që bëhet pranë një antene të televizioneve ukrainase, ndërsa një tjetër video është mjaft e rëndë. Një qytetar teksa priste në kryqëzim, ka arritur të filmojë një goditje me raketë të ndodhur disa qindra metra larg tij.