Banorët e Paskuqanit dhe të Laprakës kanë dalë sot në protestë për shkak të shembjes së banesave pasi preken nga projekti i Unazës së Madhe.
Ata kanë kërkuar që paratë e banesave të shkojnë në llogaritë e tyre teksa kanë thënë se nuk kanë qenë kundër këtij projekti.
Më tej njëri prej banorëve u bëri thirrje shqiptarëve të sensibilizohen dhe tu bashkohen protestës së tyre, ashtu siç bën për Ukrainën.
Ata kanë thënë që do i mbrojnë me çdo kusht banesat.
“Kemi protestuar që më datë 4 shtator. Kemi qënë një javë para te ARRSH për mënyrën e procedimit, na tha se ska asnjë lloj veprimi deri sa të nis dëmshpërblimi.Kanë shkuar punonjësit e IKM të lirojnë banesat. Ajo cfarë ndodh në terren është e kundërta. U kanë dhënë afat, e kanë nisur nga bizneset, pa asnjë lloj shkres zyrtare, që ti paraqesim.Qytetarët e Tiranës duhet të ishin këtu , mos të shkojnë vetëm për Ukrainën. Dikujt po i shembet banesa e miqve, familjarëve etj. Këta njerëz duhet të ishin ketu, të mos bëhen më shumë ukrainas se ata vetë. Është e turpshme, shpresoj të ketë sensibilizim, janë 5 mijë familje që preken”- u shpreh një banor.
Kërkesat tuaja?
“Këta persona sjanë kundër projektit por duan që paratë e banesave të shkojnë në llogaritë e tyre , lirojnë ambientet e projekti nuk vonon. Njerëzit janë në paqe me veten. Të marrin paratë e të vazhdojnë jetën. Me shemjen e banesave po i cojnë 30 vite pas. Me legalizim pa legalizim, të marrin paratë”- u shpreh njëri prej banorëve”– shtoi më tej ai.
“Na lini të qetë në shtëpitë tona, na corientuat me keq se lufta, na lini në shtëpiat tona, bukë s’kemi, ju na qitni edhe përjashta. Ku do shkojmë, nga 2005 presim legalizimin, 17 vite ku e gjeti ky njëri të më thotë që jam ilegal. Ilegal është Edi Rama i pari, babai ka lënë kockat për këtë Shqipëri, ka qenë partizan, babai i Edi Ramës ka qenë diktator, ka vrarë njerëz midis Kukësit e Tiranës. Ky lloj qeni, ky Putini poshtër, është më keq se Putini. Do të iki si më keq Ahmet Zogu , do e pësoj si ai”– u shpreh një banor tjetër.
“Ne duam të mbrojmë banesat. Nuk kanë sjellë shkresa zyrtare, janë jashtë ligjit. Nëse i sjellin aty, do shkojnë në gjyq, kanë ardhur vetëm fjalë. Po na çojnë deri në gjakderdhje kur të prishin banesat. Mund ti dukemi pak por do jemi më shumë. Nuk kemi ku shkojmë më. Më thotë 8 ditë liro banesë, ku të shkoj. Maskarenjte vijnë për 2 ditë. Unë do rri aty, por pa ia prish mushkëritë ndonjërit nuk e lë”- shtoi një tjetër.
…
/faxweb
