Skip to content

Përplasen “keq” tre makina në Fier, një i plagosur dërgohet me urgjencë në spital (DETAJE + PAMJE)

Një aksident është regjistruar sot në aksin rrugor Fier-Patos. Faxnews mëson se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Portez ku 3 makina janë përplasur me njëra tjetrën.

Për pasojë është plagosur një person dhe është derguar me urgjencë në spitalin e Fierit.

Nga aksidenti është krijuar varg makinash. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Burime për Faxnews bëjnë me dije se shkak për këtë aksident të trefishtë janë shpejtësia e lartë dhe parakalimi i gabuar.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb