
Kryqi i Kuq dega Berat dhe Kuçovë pjesë e kryqit të kuq Shqiptar nisi sot një fushatë për mbledhje fondesh nga qytetarë dhe biznese, që do t’i kalojnë menjëherë Kryqit të Kuq Ukrainas si mbështetje për operacionet humanitare në terren. Qindra vullnetarë i janë bashkuar këtij apeli për ndihmë në të gjithë Shqipërinë për të lehtësuar grumbullimin e sa më shumë të hollave në dobi të qytetarëve të pambrojtur ukrainas.
Në qëndër të Beratit është vendosur stenda me flamurin Ukrahinës si dhe me simbolet ekryqit të kuq dhe kutia me numrin llogarisë bankare .Të rinjtë të cilët janë pjes kryqit të kuq të degës berat kanë në duar flet palosje ndërsa kryetarja ekësaj dege ka bërë thirje për të dhënë contribute në ndihmë të popullit të ukrainës.
Kryetarja e degës së Beratit Iva Çipi shprehet se kryqi kuq dega Berat bën thirrje qytetarëve dhe bizneseve të kontribuojnë në ndihmë të kryqit të kuq Ukrahinës për të ndihmuar famljet qytetarët të cilët kanë nevojë në atë vënd që tashmë janë në luftë.
Po në të njëjtën kohë edhe në bashkinë Kuçovë dega e kryqit të kuq të këtij rrethi së bashku me vullnetarët janë mbledhur në qëndër të qytetit ku po shpalosin mesazhin ndihmë për popullin e Ukrainës.
Keryetari kësaj dege Andrea Rafaelo është shprehur se edhe ne u bëjm thirrje bizneseve që të ndihmojnë dhe kontribuojnë në ndihmë të kryqit të kuq Ukrainas kemi shpres që të gjithë qytetarët dhe bizneset do të kontribojnë për ndihmë.
Sekretarja Eriselda Hoxha pranë kësaj dege është shprehur se që në orët e para të ditës së sotme janë ofruar biznese për të kontribuar për ndihmë. Kemi paraqitur nr llogarisë bankare në të cilat do të derdhen kontributet fonde për kryqin e kuq Ukrainës për popullin e atij vendi.
Mariglen Gjika qytetar bisnesmen ka ofruar ndihmën e tij në emër të firmës që ai posejdon .Mariglen Gjika është shprehur:
Ne jemi vërtet duket një vend i varfër, por jemi shumë humaniste dhe të ndjeshëm ndaj popujve që vuajn .Ndaj të gjithë së bashku le të kontribojmë për të ndihmuar popullin e Ukrainës .
Ky është vetëm fillimi kontributi i kryqit të kuq ndihmë të kryqit të kuq Ukrainës do të vijoj ditët në vijim në mbledhje të fondeve ndihmë për popullin Ukrainës që është sot në vështirësinë që ia shkaktoi kjo luftë e padrejtë.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
