Skip to content

“Çmimet në tregje janë rritur me 30 %”, qytetarët në Tiranë: Janë bërë të papërballueshme, kusuret i ka populli

Faxnews ka bërë sot një vëzhgim sot në tregjet e kryeqytetit në lidhje me rritjen e çmimeve së fundi ndikuar edhe nga konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës.

Tregtarët dhe qytetarët që kanë folur për mikrofonin e Faxnews tregojnë se çmimet e produkteve të shportës janë rritur me 30 përqind, duke e bërë të papërballueshme.
Një prej tregtarëve qnë zonën e Kombinatit, tha se kjo është rritja më e lartë e çdo viti teksa ka rënë edhe kërkesa për të blerë këto produkte.

“Çmimet janë në rritje, që nga domatja, kastraveci e barishtet. Rritja është me 20-30 %, njerëzit e kanë fluksin te mielli, orizi, vaji. Ka rënë kërkesa, jashtë mase, shumë dobët. I bëjmë thirrje qeverisë të hapi sytë. Mund të ketë ndikuar edhe kriza në Ukrainë”– u shpreh Xhaviti, tregtar në zonën e Kombinatit.

“Të tëra janë rritur, lekë s’po na japin, edhe ato që kemi po na i marrim. Të gjitha janë rritur, molla ushqimet, miell, sikur do bie flama, sikur do shuhet njerëzia. Domatja ka vajtur 1500 lekë” – u shpreh një tjetër tregtar.

Ndërkohë të pyetur për rritjen e këtyre çmimeve, qyetarët u shprehën se janë të papërballueshme. Çdo gjë po rritet sipas tyre ndërsa qeveria nuk po mendon për ta. Sipas tyre kjo rritje është e papërballueshme për xhepat dhe ekonominë familjare. Ata që duket se e vuajnë më shumë janë pensionistët të cilët për Faxnews edhe njëherë i bëjnë thirrje qeverisë të mendojë për ta.

“Rritje dihet në këtë sezon. Ne gjithmonë jemi me minuse për xhepin tonë. Ka ndikuar edhe ajo. Të gjitha produktet kanë pësuar rritje, nga viti në vit. Gazi nafta. Po u biem në qafë kalamajve. Qeveria duhet të ishte ndryshe, të mendonte për popullin, për pensionistët. I kanë lënë në mëshirë të fatit. Jetojmë me ndihmën e fëmijëve. U jemi bërë pengesë”– u shpreh një qytetar.

“Vazhdimisht rriten, jo se plasi lufta po rriten sipas pronarëve, nuk ka kontrolle, ka kompromise, rritja është e papërballushme, kusuret i ka populli. Qeveria të mendojë për popullin. 25 mijë pension për 25 vite punë”– u shpreh një tjetër.

/faxweb