Në takimin përmbyllës të fushatës në Dibër, kryedemokrati Lulzim Basha ka ftuar qytetarët të votojnë masivisht kandidatin Luan Haka këtë të diel.
Vota për kandidatin e PD, sipas Bashës, është votë që e kthen bashkinë në shërbim të qytetarëve.
Ai tha se disa njerëz, duke shigjetuar qeverinë, kanë vënë bastin që të vijojnë të marrim peng këtë bashki me marifete e intriga.
“Thirrja që i drejtojmë rinisë dibrane të mos largohet të qëndrojnë të luftojnë, rezistojë të votojë për ndryshimin. Që kjo të ndodhë të hedhium hapat e duhur cdo ditë të shkojmë drejt të ardhmes demokratë e shqiptarë duhet të ecim para cdo ditë, ndaj më 6 mars të nderuar dibranë keni mundësinë ta ktheni bashkinë e Dibrës në shërbimin tuaj e jo të një grupi njerëzish që e kanë marrë peng tash sa vite. Bastin e kanë vënën që te vijojne ta marrin peng me marifete e intriga.”
