Një 22-vjeçare ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet për plagosjen e një efektivi në Kamzë. Ky i fundit ndodhet në spital për shkak të plagëve të marra.
Mësohet se e reja e ka plagosur me thikë 35-vjeçarin G.Ç, pasi kishte shkuar në banesë për ti komunikuar babait të saj se duhej të paraqitej në komisariat.
Por 22-vjeçarja ka ndërhyrë dhe ka goditur me thikë punonjësin e policisë dhe më pas ajo është vënë në pranga.
Njoftimi:
Kamzë
Goditi me mjet prerës punonjësin e Policisë, vihet në pranga 22-vjeçarja.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetases Sh. Gj., 22 vjeçe, banuese në Paskuqan, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”.
Ndihmës specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 4 kanë shkuar në banesën e shtetasit A. Gj., për ti komunikuar që duhej të paraqitej në Komisariatin e Policisë Nr. 4, dhe gjatë komunikimit me shtetasin A. Gj., vajza e tij, shtetasja Sh. Gj., ka ndërhyrë duke kundërshtuar dhe goditur me mjet prerës, punonjësin e Policisë, ndihmës specialistin e Seksionit të Hetimit të Krimeve, G. Ç., 35 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
…
/faxweb
