Ditë më parë, shtetasi Valmir Barmeta, ka publikuar një video ku sipas tij, ish bashkëshortja e tij, Antoneta Hystuna, po ushtronte dhunë ndaj 3 fëmijëve të saj.
Ata tashmë janë të divorcuar dhe gjykata ka lënë fëmijët me nënën e tyre. Valmir Barmeta e ka kundërshtuar këtë gjë duke argumentuar se Antoneta ushtronte dhunë mbi fëmijët. Sot kjo e fundit ka dhënë një intervistë ku ka deklaruar se kjo gjë nuk ishte e vërtetë dhe se momenti që shfaqet në video ka qenë vetëm një moment nervozizmi.
Antoneta Hystuna: E vërteta është se bashkëshorti im ka 7 muaj që nuk ndodhet fare në shtëpi. Unë nuk ushtroj dhunë ndaj fëmijeve të mi. Nëse doni mund t’i pyesni të tre fëmijët se i kam këtu. Nëse kanë shenja dhune, ejani dhe mund t’i shihni ju. Ai nuk jeton prej 7 muajsh me ne sepse u lidh me një tjetër në rrjete sociale dhe iku me atë. Unë them se këto akuza janë të padrejta por mund të kem ushtruar dhunë në ato momente kur mbase nuk kam qenë mirë.
Ai mashtron kur thotë se vajzat tremben në gjumë gjatë natës sepse nuk kanë asnjë lloj shenje dhune. Policia ka ardhur në banesë atë ditë kur ish bashkëshorti publikoi këto video në pozicion. Ato video ai i ka dërguar tek ish e dashura e tij sepse në telefon nuk i ka pasur. Ka një vit që i ka bërë to video. Në atë video jam unë, nuk e mohoj. Ai më bënte mua çdo lloj provokimi që unë të rrihja fëmijët dhe të më filmonte. Imagjinoni pak si ka mundësi që në baba të rrijë të filmojë ndërkohë që unë të dhunoja fëmijët.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
