Nezir Kraki, lektor i Shkencave Politike në Universitetin e Parisit, nëpërmjet një lidhje “skype” ka dhënë një intervistë për emisionin “Të Vaksinuarit”, në Fax Neës, ku ka folur lidhur me pushtimin rus të Ukrainës.
Kraki tha se në këtë periudhë të vështirë, kancelari i ri gjerman nuk e kishte ende peshën e duhur në skenën politike europiane duke shtuar se në këtë rast, Macron mori rolin e udhëheqësit.
Sa i përket përhapjes së këtij konflikti, Kraki tha se zona e dytë më e nxehtë në kontinent, momentalisht ishte Ballkani.
Pyetje: Si e patë këtë invazion të Rusisë mbi Ukrainën?
Kraki: Kjo lloj vërsulje nuk më habiti në fakt, ishte faza terminale e një lloj cikli të cilin Rusia e ka inskenuar këto vitet e fundit. Për Rusinë kjo është faza përfundimtare e saj për shtrirjen e ndikimit rus mbi Ukrainën dhe thyerjen e hovit europian. Duke u kthyer Rusia, sepse do tërhiqet nga Kievi ngaqë nuk i duhet, vetëm do kërkojë të shpallë pavarësinë në dy rajone, duke mbajtur mbase edhe referendum. Nëse Ukraina shpartallohet në aspektin e infrastrukturës, një dekadë i shtohet në raportin e avancimit drejt BE-së. Putin e di mirë se në raport me Ukrainën ka humbur në aspektin afatgjatë sepse nuk mund të ndal ë dëshirën e popullit për lirinë.
Pyetje: Si komentohet në Francë roli i Macron?
Kraki: Në Francë edhe pse jemi në fushatë parazgjedhore, të gjithë e përshëndesin angazhimin e presidentit Macron në këtë konflikt. Të gjithë kemi respekt për kancelarin e ri gjerman por ende nuk e ka prezencën që peshon në skenën politike europiane. Ai rol udhëheqës i erdhi presidentit francez. Është fakt që ra edhe pre e strategjisë ruse por është i vetmi perëndimor që ka ende kontakte me presidentin rus. Madje Putin e telefonoi vetë Macronin për t’i bërë me dije se sulmi do vazhdonte.
Zona e dytë më e nxehtë në kontintent është Ballkani i cili vetëm diferencohet vitet e fundit. Brukseli as nuk e llogarit, as telefonin nuk e ngre në raste nevoje. Nëse Ballkani mbetet me ‘vrima’, do të thotë që nuk është mbyllur mburoja e NATO-s.
…
/faxweb
