Juristi Reshad Këlliçi i ftuar në studion e emisionit ‘Të vaksinuarit’ në Fax News tha se SHBA po e mbështet Ukrainën sepse po cenohet sovraniteti i kombit të saj por nga ana tjetër luftën e saj ose reagimin ndaj Rusisë po e bën aty ku kostot dhe beteja minimizojnë numrin e viktimave.
Këlliçi e quajti presidentin rus Vladimir Putin si një diktator të pabalancuar i cili ka në dorë butonin e armëve bërthamore por që ka përballë një vend me mbështetjen e gjithë pjesës tjetër të botës dhe se me siguri Ukraina do triumfojë.
Ai tha ndër të tjera se ndërsa SHBA po financon me fonde Ukrainën, Putin do i japë fund ekonomisë së vendit të tij brenda 9 muajve.
Pjesë nga diskutimi në studio:
Kalaja: A e ka përkrahur SHBA Ukrainën?
-Këlliçi:Arsyeja pse po e mbështet është se po cenohet sovraniteti i kombit. Biden e bëri të qartë dhe në fjalimin e tij se mbështetja do jetë në çdo krah, dhe luftën e saj e ka çuar aty ku kostot dhe beteja minimizon numrin e viktimave. Kemi përballë një diktator të pabalancuar, ai nuk është mirë, ka kohë.
Kur dikush ulet 25 metra larg një personi, ka një probem. Putin nuk është I balancuar dhe ka në dorë butonin e armëve bërthamore.
SHBA ka krijuar Fondin vetëm për të financuar Ukrainën, ai vend nuk është vetëm dhe do të triumfojë.
Kalaja: A janë palët e barabarta?
Këlliçi: Armët bërthamore në gatishmëri është hapi i parafundit, hapi I fundit është bota që merr fund. Ky strateg po shënon fundin ekonomik të Rusisë nga 6 deri në 9 muaj.
(E.D/faxweb.al)
…
/faxweb
