Faxnews ka bërë një vëzhgim në qytetin e Elbasanit në lidhje me rritjen e çmimeve, duke nisur që nga karburanti, produketet e shportës, miell, gazi.
Disa prej qytetarëve janë shprehur se këto çmime janë të papërballueshme për ta. Ata që e vuajnë më shumë janë pensionistët, të cilët nuk arrijnë që të mbulojnë shpenzimet e tyre, për ilaçe dhe ushqim.
Ata janë shprehur se janë rritur pothuajse të gjitha çmimet, duke nisur nga mielli, vaji dhe produktet jetike.
“Qeveria nëse mundet të na lehtësojë një cik dhimbjen. 100 mijë pension marr. Mielli ka vajtur 23 mijë lekë 25 kile, më përpara ka qenë 11, 12 apo qameti 16. Vaji ka shkuar aq sa ka shkuar. Cmimet si përballijmë, druve të zjarrit jemi shumë keq. Skam ca të bëj”– u shpreh një qytetar.
“Janë shtrenjtu që të gjitha. Që nga specat, kastraveca, gazi, është rritur. Mishin se blejmë dot, me 11 mijë lekë në muaj”– tha një tjetër.
“Të gjitha, jo vetëm zarzavatet por edhe ushqimoret. E thonë do shkojmë në Europë, ne do shkojmë në gropë. Nuk i marrim dot të gjitha. Me 100 mije pension zor is dalim. ilaçe nuk blejmë”– u shpreh një pensioniste.
…
/faxweb
