Ditën e diel do të mbahen zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, në gjashtë bashki të vendit.
Teksa na ndajnë dy ditë nga këto zgjedhje në qytetin e Durrëit kanë mbërritur materialet zgjedhore, sipas pamjeve të siguruara nga Faxneës.
Këto materiale janë transferuar me mjetet ushtarake teksa janë futur edhe brenda qendrave ku pritet të votohet këtë të diel.
Rikujtojmë se kandidatët për kryetar bashkie në Durrës janë: Emirjona Sako nga PD, Luan Hoti nga PD dhe Ardian Muka, i koalicionit “Shtëpia e Lirisë”.
Një deklaratë e pamenduar gjatë tërmetit të nëntorit 2019 do i kushtonte mandatin kryebashkiakes së Durrësit, Valbona Sako.
Më pas në krye të bashkisë do të komandohej nënkryetari Zhuljan Varfaj, që do të jepte dorëheqje më vonë për arsye shëndetësore.
Kryetari i komanduar i bashkisë së Durrësit ka dhënë dorëheqjen për arsye shëndetësore. Në krye është vendosur nënkryetarja Emirjona Sako.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
