Skip to content

Irritimi nga fikja e sinjalit analog, AMA rikthen antenat dhe për 4 muaj

Kalimi nga analog në dixhital i sinjalit televiziv, një ndryshim i diktuar nga trendi teknologjik, që ndryshe përkthehet si fundi i antenës dhe detyrimi për të marrë dekoder, ka provokuar një valë zëmërimi mes shqiptarësh të pamundur, kryesisht të moshës së tretë, të cilët e kanë parë këtë si taksë qeveritare. Kjo ka bërë që AMA të kthejë sinjalin tradicional analog, duke e shtyrë dhe me katër muaj atë dixhital.

“4 muaj kohë për pajisjen me dekodera. Agati i fundit është 15 janari. 700 ankesa deri më tani. Rindezje të transmetimeve analoge të licensuara”, tha  kreu i Autoriteti i Mediave Audiovizive, Gentian Sala.

I lehtësuar nga ky vendim është ndjerë dhe vetë kryemisinstri Rama, mbi të cilin kanë rënë mallkimet e dixhitalizimit.

“Përshëndes vendimin e autoritetit të pavarur për rindezjen e sistemit të vjetër të transmetimit televiziv. Zbatimi i normës europiane është një domosdoshmëri, por nuk fiket sistemi i vjetër pa siguruar akses për këdo në sistemin e ri”, ka shkruar Rama në FB.