Sot në Faxnews ka qenë i ftuar Paulin Luli, ish-kreu i rezervave të shtetit për të folur në lidhje me krizën ekonomike për shkak të luftës Rusi-Ukrainë.
Ai u shpreh se rezervat e shtetit përdoren në raste fatkeqësie natyrore apo emergjence, dhe jo për të shuar gjendjen e varfër ekonomike.
Ai shtoi se sot është e pavend paniku që është përhapur në vend në lidhje me situatën në Ukrainë që ka detyruar shqiptarët të marrin thasë me miell apo edhe produkte të tjera.
Luli ndër të tjera u ndal edhe tek pjesa ku “çalojnë’ rezervat e shtetit, ku sipas tij duhet të ketë disa përmirësime, si legjislacioni apo shtimi i buxhetit.
Si është gjendja e rezervave të shtetit?
Luli: Rezervat e shtetit duhet ti komplimentojmë sepse janë në krye të detyrës. Kemi përmbytje, tërmetet dhe pandeminë dhe rezervat e shtetit sidomos në tërmet kanë bërë punë kolosale, kanë qene me dite e natë, për koordinim apo shpërndarjen e materialeve. Rezervat e shtetit kanë materiale të mjaftueshme. Ne nuk jemi para Gjermaninë e vendeve të tjera. Ne kemi nevojë për përmirësime, të ligjit, logjitikës, që janë të domosdoshme. Rezervat funksionojnë për emergjenca, fatkeqësi. Ka një limit që nuk duhet të bjerë. Sasia se sa është e pamundur pasi rezervat janë sekrete.
Politikat e ndjekura nga rezervat e shtetit?
Luli: Rezervat e shtetit janë për raste emergjente dhe jo për të shuar gjendjen e varfër ekonomike, jo vetëm në Shqipëri dhe cdo vend. Është pa vend përhapja e panikut, s’ka kuptim, është spekulim i tregtarëve për të hapur panik. Është e padrejtë dhe bien në kurriz të shqiptarëve. Radhët duke blerë miell është dicka që nuk shkon, se kanë bërë vendet e tjera të rajonit. Informimi i publikut duhet të jetë më i madh.
Pikat që mund të rregullohen për rezervat e shtetit, që janë urgjente?
Luli: Janë shumë. Përmirësimi i legjislacionit, ka disa boshllëqe, është i vjetër sepsë jemi përballur me situata të rënda. Ka nevojë për shtim buxheti, si në logjistikë edhe për rritjen e limitit minimal, por edhe kushtet dhe magazinimin e tyre. Në kohën kur ishim në kushte të vështira bëmë marrveshje me tregtarët për mirëmbajtjen por nuk është zgjidhje. Më shumë vëmendje infrastrukturës, sepse nuk dihet asnjëherë se çfarë ndodh. Një koordinim sa më i mirë, është detyrë e institucioneve.
…
/faxweb
