Skip to content

E rëndë në Elbasan! Po i jepte biçikletës dhe ra në kanal, ndërron jetë një person

Një person i cili po drejtonte biçikletën në fshatin Hajdaram të Elbasanit ka ndërruar jetë.

Burime bëjnë me dije se dyshohet se nuk kanë funksionuar frenat e mjetit e si viktima ka përfunduar në kanal.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa ende nuk dihet mosha apo identiteti i viktimës.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb