Poliçan, Skrapar
Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Skrapar u bë arrestimi i shtetasve A.I., 32 vjeç dhe E.I., 30 vjeç, banues në Potom, Skrapar, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe për motive të dobëta kanë goditur me sende të forta dhe i kanë shkaktuar dëmtime në kokë shtetasit P.I., 63 vjeç, banues në Potom, Skrapar, i cili po mer mjekim në Spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.
———-
Gjithashtu nga specialistët e Seksionit për Krimet në Stacionin e Policisë Poliçan u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V.B., 31 vjeç, banues në Poliçan, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.
