Skip to content

I ka tërhequr zvarrë, flokë të shkulura/ U fut për t’i grabitur por dy viktimat bënë rezistencë, si ka ndodhur skena e krimit të rëndë në Devoll (Detaje të reja)

Ali Zili është autori që vrau nuse e vjehërr në banesën e tyre në Devoll.

Detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Progër të Devollit ku mbetën të vrara me sende të forta shtetaset Fatmira dhe Bukurije Bami bie poshtë pista e hetimit lidhur me borxhet për drutë e blera nga viktimat.

Mësohet nga burime të siguruara se motivi i vrasjes mbetet grabitja me dhunë me pasojë vdekjen e dy të moshuarave. Dy të moshuarat jetonin në kushte të vështira ekonomike, ndërsa të ardhurat e vetme ishin pensionet e tyre dhe të ardhurat që u sillnin nga emigracioni familjarët.

Burime të siguruara pranë grupit të hetimit bëjnë me dije se 2 ditë më parë kishte ardhur nga Greqia vajza e 60 vjeçares. Kjo duhet se ka qenë dhe arsyeja qe Zili ka shkuar në shtëpinë e të moshuarve me shpresën për të vjedhur lekë.

Viktimat e shpërfytyruara totalisht nga goditjet në fytyrë me dru zjarri. Mësohet se ai i ka dhunuar duke i tërhequr zvarrë pasi në vendngjarje shihen flokët e shkulura të viktimave. Pas vrasjes, i ka vendosur të dyja bashkë në të njëjtin vend.

Gjergji Zili vëllai i autorit të dyshuar për vrasjen e dyfishtë në fshatin Progër ka mohuar faktin se viktimat i kishin mbetur borxh vëllait të tij.

Vrau nusen dhe vjehrrën në Devoll, policia arreston 36-vjeçarin si autorin e dyshuar të krimit (EMRI + VIDEO nga vendi i ngjarjes)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb