Skip to content

“Xhaketa e balerinës dhe regjisores më rinte e ngushtë”, Sabina Kodra na tregon jetën e saj profesionale: E gjeta veten si producente!

Producente, Sabina Kodra ka qenë e ftuara në emisionin “Fol Me Mua” me Rovena Dilon në Fax Neës, ku ka folur për jetën e saj personale dhe peripecitë e karrierës së saj.

Kodra karrierën e saj në art e ka nisur me baletin, më pas u arsimua për regji por këto dy fusha nuk ishin ajo çfarë kërkonte Sabila, e cila më pas gjeti më mirë veten si producente.

Gjithashtu Kodra pohon se ka përfudnuar me sukses sezonin e parë të serialit “Katrori i pushteti” për të cilin thotë se publiku e ka pritur shumë mirë.

Ky profesion është më shumë mashkullor por unë e kam gjetur veten papritur producente. Kam bërë gjimnazin në shkollën e baletit dhe mendova se nuk ishte një profesion që më ngjiste. Më pas mbarova regjizurën por sërish e kuptova që nuk mjaftonte, më pas u bëra producente pasi kinemaja ishte e mrekullueshme. Në kinema kam bërë të gjitha pozicionet, pra nuk është që qëllimi në vetvete të bëj producenten por cdo punë”, tha fillimisht Sabina Kodra.

Pse nuk të ngopte baleti? “Kur mora vendimin që doja të bëhesha balerinë isha shumë e vogël, 10 vjec ëndërroja por në realitet gjërat jan ndryshe, është një profesion shumë i vështirë që kërkon sakrificë të jashtëzakonshme që nuk të jep gjithçka që ti ke pritur dhe bën disa llogari me veten. Ky ishte një moment për mua pasi xhaketa e baletit më rrinte shumë e ngushtë dhe kisha nevojë për të provuar diku tjetër. Madje edhe regjia nuk e gjeta veten, sepse Shqipëria është vend i vogël kurse Kkinemaja është madhështore mund të bësh një film mund të shkosh edhe për në OSCAR. Regjia e televizionit dhe teatrit është dikush tjetër që vendos për ty, kurse kur bën producionin je e pavarur dhe vendos vetë. Liria është më e rëndësishme. Unë kam punuar edhe 24 orë në ditë pa pushim dhe nuk e ndjej lodhjen kjo është kënqësia e punës të bësh me dashuri.

Katrori i pushtetit sa përfundoi së transmetuarit? Gjirafa është si netflix shqiptar, aty mund ta shikoni filmin. Ka një gamë të gjerë dhe tek “Gjirafa” ne kemi kanalin tonë aty. Është platformë 5-6 vite për videot.

Seriali pritshmëritë – “Kur e nisëm serialin ne donim të bënim dicka të vërtetë dhe jo dicka surreale për të cuar tek audienca që gjen një produkt të përditshmes. “katrori” e ka përmbushur më së miri realitetin tonë. Puna dhe mundi jonë nuk shkjon kot pasi publiku e mirëpriti shumë mirë.

Roli i gruas – Nuk është folur sa duhet për gruan në dimensionin unik shqiptar. Qoftë për një grua në karierë që me pushtetin e saj mund të manipulojë gjithçka, qoftë edhe një grua që sa del nga burgu vret burrin. Kjo është një pjesë e rëndësishme për të cilën ne do të flasim. Nuk dua të merrem me mashkullin në vetvete. Kemi folur shumë por tashmë ti japim forcë kësaj figure të rëndësishme. Kjo është një shoqëri që mbahet nga gruaja por ne kemi frikë ta themi realitetin, kjo është fantastike dhe duhet thënë kjo e vërtetë. Brezat e rinj që studiojnë jashtë do të sjellin një tjetër qasje të re. Kur ndërtoj projekte ne mendojmë sot edhe 10 vitet e ardhshme. Ne përpiqemi që ta projektojmë për të ardhmen.

Big Brother fenomen i mirë apo i dënueshëm televiziv – Unë smund ta ndaj e mirë apo e keqe, është eksperiment social për ata që janë brenda dhe ata që janë jashtë. Pra unë thjesht e vëzhgoj qasjen njerëzore. Unë jam i lumtur si prind që nuk e dinë cfarë është big brother, unë jam i lumtur që fëmija im nuk e ndjek. Absolutisht është i suksesshëm. Unë jam habitur kur fëmijët e mi më thoshin nuk e dimë cfarë është realiteti i Big Brother. Jam e lumtur që fëmijët e mi mos e shikojnë këtë emision. Nuk më pëlqen por është pjesë e realitetit televiziv i pashmanshgëm. Ndoshta ne kemi më shumë dëshirtë për tu marrë me jetën e tjetrit, nuk kemi dalë nga epoka që të merremi me jetën tonë sesa me jetën e tjetrit”, u shpreh Kodra.

/faxweb