Skip to content

Zgjedhjet e pjesshme/ OSSH: Kemi marrë masat për furnizimin me energji të qendrave të votimit

OSSH njofton se ka marrë të gjitha masat për furnizimin me energji të qendrave të votimit në bashkitë që sot zhvillojnë zgjedhjet e pjesshme vendore.

 

Në njoftim theksohet se OSSH ka pajisur me gjeneratorë të gjitha qendrat e mëdha të votimit dhe ato të numërimit.

 

Ndërkohë vijon në terren puna e brigadave të avarisë për riparimin e defekteve si pasojë e motit të keq me reshje shiu e bore dhe temperatura të ulëta që kanë përfshirë vendin.