Një tjetër incident është regjistruar në zgjedhjet e pjesshme vendore sërish në qarkun e Durrësit.
Mësohet se pas përplasjes në lagjen 8 të qytetit mes komisionerit të PD-së dhe përfaqësuesve të foltores, i njëjti incident është përsëritur edhe në zonën e Spitallës në Durrës.
Këtë herë në përplasjen fizike dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi i cili është goditur me grushta. Ende nuk dihen shkaqet e përplasjes.
