Skip to content

‘Më grabitën telefonin për të fshirë videot’, Abi Malltezi përplaset me militantët e PS-së: Ishte një punonjëse e bashkisë që…

Një incident raportohet pranë qendrës së votimit në shkollën ‘Neim Babameto’ në qytetin e Durrësit, ku përfaqësuesi i Shtëpisë së Lirisë, Abi Malltezi, është konfliktuar me disa militantë të PS.

Malltezi tha se gjatë verifikimeve që ata kanë bërë në terren, kanë parë një zonjë e cila intimidonte zgjedhësit, dhe i identifikonte nëse ata po votonin apo jo.

Malltezi u shpreh në Fax News se ka pasur një moment tensionimi ku i është marrë dhe telefoni, në mënyrë që të fshihej video, ku sipas tij dokumentohet dhe intimidimi që i bëhej votuesve.

“Nuk ka prezencë policie në këtë qendër votimi, jemi njoftuar se militantët kanë bërë identifikimin dhe intimidimin e zgjedhësve. Kemi konstatuar një vajzë, e cila bënte identifikimin e zgjedhësve, e cila është punonjëse e bashkisë.

Erdhën një grup militantësh të PD të cilët më grabitën telefonin për të fshirë video, por gjithçka u zgjidh më pas. Parregullsitë kanë të bëjnë me intimidimin e zgjedhësve, kam takuar përfaqësuesin e PS-së dhe i kam kërkuar që zgjedhësit të votojnë në mënyrë të qetë”, tha Malltezi në Fax News.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb