Skip to content

Përfundimi i votimeve, Balla shpall fitoren: Populli foli dhe vendosi, nesër fillojmë menjëherë punën

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas përfundimit të procesit të votimit  zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla i ka shprehur mirënjohjen popullit të nderuar të Bashkisë së Lushnjës, për një proces zgjedhor të lirë dhe plotësisht të rregullt, ashtu siç i ka hije Lushnjës së Kongresit, ndërsa ka përgëzuar kandidaten e Partisë Socialiste, Eriselda Sefa për fitoren.

Sipas Ballës, kushtet atmosferike ishin të vështira dhe ndikuan në pjesëmarrje, por të gjithë e dimë se shiu në bujqësi është gjithmonë bereqet.

*Postimi i plotë i Taulant Ballës: *

Mirënjohje popullit të nderuar të Bashkisë së Lushnjes, për një proces zgjedhor të lirë dhe plotësisht të rregullt, ashtu siç i ka hije Lushnjes së Kongresit👐🏼🇦🇱🌟. Kushtet atmosferike ishin të vështira dhe ndikuan në pjesëmarrje, por të gjithë e dimë se shiu në bujqësi është gjithmonë bereqet🤗.

Mirënjohje të gjithë anëtarëve, simpatizantëve, patronazhistëve të Partisë Socialiste në gjithë Lushnjen🙏🌹🇦🇱

Populli foli dhe vendosi! Vullneti i tij tani do të numërohet me korrektësi maksimale dhe rezultati duhet respektuar e pranuar nga të gjithë.

Nesër vijojmë menjëherë punën të mbajmë fjalën e dhënë para popullit të Lushnjes.

Përgëzime Eriselda Sefa🥇🌹🇦🇱🇪🇺