Skip to content

Fitorja e thellë në Vorë/ Veliaj: S’ka më bastione, do fitojmë edhe në Rrogozhinë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, njëherazi edhe drejtuesi politik i qarkut për PS-në, Erion Veliaj, ka shprehur entuziazmin për fitoren e PS-së në Bashkinë Vorë me kandidatin Blerim Sheraj, i cili arriti të siguronte 7530 vota.

 

“Kemi pasur zgjedhje pa incidente. Kemi fitur Bashkinë e Vorës me 69.69 për qind. Ky rezultat tregon që nuk ka më bastione në Shqipëri. Këtë përkushtim dhe besim do ta kthejmë në punë. Dua të falenderoj edhe ata që nuk na votuar sepse na dhanë një mesazh që ende ka punë për të bërë, për të treguar që bashkimi, dashuria, puna është mënyra sesi ecet përpara vitit 2022. Duke filluar nga dita e nesërmi, t’i përvishemi punës që nuk është më tranzit, por destinacion. Ishtë një surprizë, rezultat befasues.  Besoj se do të kemi një rezultat pozitiv edhe në Rrogozhinë. Prashikimin e kemi për një rezultat pozitiv.”