Shënohet incidenti i parë në Dibër, pas mbylljes se procesit të votimit. Goditet me mjete të forta sekretari i komisionit të qendrës së votimit nr 1132 në Dibër, në ambientet e jashtme të qendrës.
Nuk dihen arsyet e këtij sherri me mjete të forta, por policia ka shpallur në kërkim 40-vjeçarin Kudret Ferruku banues në Njësinë Administrative Melan.
Ferruku qëlloi Qemal Spahiun 56 vjeç i cili ka bërë kallëzimin në polici për dhunën e ushtruar ndaj tij.
