Skip to content

Kryebashkiaku i ri i Vorës: Falenderoj qytetarët që më votuan, do vijojmë projektet

Blerim Shera ka folur pasi u shpall fitues për bashkinë Vorë, duke falënderuar qytetarët që e votuan.

“ Falenderoj qytetarët s’na ngelet asgjë tjetër veçse të vijojmë projektet dhe me rindërtimin”, tha Shera

Pjesëmarrja në bashkinë Vorë ishte 11 096 votues, ku Blerim Sheraj i PS morri 7530, Lulzim Vrana i koalicionit Berisha-Meta mori 2589 vota dhe Ymer Marku i PD mori vetëm 687 vota. 290 votues kanë votuar për opsionin që nuk zgjedh asnjë kandidat.