
Kur janë numëruar 139 nga 250 qendra votimi në total, në Bashkinë e Shkodrës është duke kryesuar kandidati i Shtëpisë së Liruisë, Bardh Spahia.
Ai kryeson me 12037 vota, e ndjekur nga Majlinda Angoni me 10699 vota dhe Xhemal Bushati me 4244 .
Nëse kjo diferencë mes vendit të parë dhe të dytë do të ngushtohet, në më pak se 1177 vota, atëherë zgjedhjet për bashkinë e Shkodrës rrezikojnë të përsëriten.
Kjo për shkak se në 3 qendra votimi, 2 në Shosh dhe 1 në Pult, dje nuk u mbajt procesi zgjedhor për shkak të kushteve të vështira të motit.
Derimë tani procesi i numërimit ka përfunduar në Vorë, ku votimi u bë në mënyrë elektronike, dhe fitues u shpall përfaqësuesi i PS-së Blerim Shera, i ndjekur nga kandidati i Shtëpisë së Lirisë.
Po ashtu numërimi ka përfunduar në Bashkinë Rrogozhinë, e cila po ashtu u fitua nga socialistët, ndërsa në vendin e dytë u rendit kandidati i PD-së.
Vijon…
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
