Ka përfunduar numërimi i votave në Lushnje. Kandidatja e Partisë Socialiste, Eriselda Sefa, ka fituar ndjeshëm përballë kandidatit të koalicionit “Shtëpia e Lirisë” dhe atij të PD-së.
“Do të vazhdoj punët e nisura dhe ftoj në bashkëpunim të gjithë qytetarët, edhe ata që më mbështetën, edhe ata që votuan kundër”, u shpreh Sefa pas fitores.
Sipas KQZ, nga 157 kuti votimi, Eriselda Sefa e PS-së fitoi bindshëm me 21.477 vota, i dyti u rendit kandidati i “Shtëpisë së Lirisë”, Elton Bano me 11.238 vota ndërsa i treti kandidati i PD-së, Indrit Sefa me 3.809 vota.
